Shefi i NATO-s pyetet për mundësinë e ‘largimit’ trupave amerikane nga Kosova: S’ka arsye të besojmë në vendime dramatike
“Nuk kemi arsye të besojmë në vendime dramatike”.
Kështu tha Shefi i NATO-s, Mark Rutte, pyetur rreth mundësisës së ndonjë konflikti eventual në Kosovë në dritën e thashethemeve për mundësinë e largimit të trupave amerikane nga Kosova.
“Më lejoni të jem krejtësisht i qartë, nga ajo çfarë unë po kuptoj nga sistemi amerikan është se ata janë plotësisht të përkushtuar ndaj NATO-s dhe angazhimeve aktuale. Por, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne gjithmonë mund të kemi ndryshime të politikave apo adaptime të vogla që mund të ndodhin. Sllovakët, holandezët dhe të tjerët po e bëjnë këtë.
Por, nuk kam arsye të besoj se do të ketë vendime dramatike. Dhe në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor duhet të jemi të sigurt që ne të mbajmë në fokus këtë rajon sepse stabiliteti në Kosovë, stabiliteti në Bosnje dhe stabiliteti në Serbi është në interesin e të gjithë neve”, u përgjigj Rutte.