Shefi i EULEX: Të shqetësuar për incidentet e djeshme në veri të Kosovës
Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka reaguar pas situatës së krijuar dje në veri të Kosovës.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se janë të shqetësuar nga inidentet e shkaktuara dje në veri të Kosovës.
Shefi Wigemark, tutje ka thënë se çdo protestë duhet të jetë paqësore dhe të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur.
Wigemark tutje theksoi se EULEX do të vazhdojë të monitorojë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.
“Të shqetësuar për incidentet e djeshme në veri të Kosovës. Çdo protestë duhet të jetë paqësore dhe të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur. @EULEXKosovo do të vazhdojë të monitorojë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe @NATO_KFOR”, ka shkruar Wigemark në Twitter.
Concerned with yesterday’s incidents in northern Kosovo. Any protests should be peaceful and everyone should remain calm and show restraint. @EULEXKosovo will continue to monitor the situation in close coordination with Kosovo Police and @NATO_KFOR
— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) December 7, 2022