Shefi i BE-së takohet me peshkopin Teodosije, flasin për zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit
Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar peshkopin Teodosije.
Në njoftimin e tij në rrjetin social "X", Szunyog ka bërë të ditur se kanë biseduar për çështje të Kishës Ortodokse serb në Kosovë.
Në takim është diskutuar edhe zbatimi i vendimit për Manastrin e Deçanit.
“Gëzohem që sot takova peshkopin Teodosije me të cilin bisedova për çështjet që kanë të bëjnë me Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, përfshirë zbatimin e vendimit të Manastirit të Deçanit”, ka shkruar ai në X.
Kujtojmë se javë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastrin e Deçanit.
Glad to meet Bishop Teodosije today with whom I discussed matters pertaining to the Serbian Orthodox Church in #Kosovo, including the implementation of the @DecaniMonastery decision. pic.twitter.com/XRd5p8N5V2
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) April 11, 2024