ShBA: Zbatimi i Rregullores të pezullohet menjëherë derisa popullata e prekur të informohet mjaftueshëm
Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, ka thënë se ShBA ka shprehur brengat e saj me planin e Kosovës për të zbatuar rregulloren e BQK-së.
Më tej, ajo ka thënë se ShBA bën thirrje që "ky zbatim të pezullohet menjëherë deri procedurat e kënaqshme të jenë në vend, dhe popullata e afektuar të jetë mjaftueshëm e edukuar dhe informuar."
"ShBA ka shprehur brengat e saj me planin e Kosovës për të zbatuar rregulloren e amandamentuar për transaksionet e pagesave. Ky vendim u mor pa përgatitje të duhura, pa konsultime me popullatën lokale. Pra, edhe njëherë thirrim që ky zbatim të pezullohet menjëherë deri procedurat e kënaqshme të jenë në vend, dhe popullata e afektuar të jetë mjaftueshëm e edukuar dhe informuar." - tha ajo.