ShBA: Tre policët kosovarë të lirohen pa asnjë kusht - NACIONALE

ShBA: Tre policët kosovarë të lirohen pa asnjë kusht

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Departamenti i Shtetit i SHBA-ve i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller ka thënë se lirimi i policëve kosovarë duhet të bëhet pa asnjë kusht.

Pritshmëritë tona për të dyja palët, janë që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet. Kjo përfshin lirimin pa kushte të tre oficerëve të policisë së Kosovës të ndaluar së fundmi. Ne besojmë se të dyja palët duhet të ndjekin planin me tre pika që është përshkruar nga BE pa vonesë.” – ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe Kurti duhet të sigurojë që kryetarët në veri të kryejnë detyrat e tyre nga vendet alternative.

"Qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Albin Kurti duhet të sigurojë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre të përkohshme nga vendet alternatikve dhe të tërheq njësitet speciale nga afërsia e komunave." - ka thënë ndër të tjera Miller.

Lajme të ngjashme