ShBA tha se Qeveria s'po koordinohet me ta, Osmani e Hovenier flasin për 'agjendën ndërkombëtare' - NACIONALE

ShBA tha se Qeveria s'po koordinohet me ta, Osmani e Hovenier flasin për 'agjendën ndërkombëtare'

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

Presidenca përmes një komunikate, ka njoftuar se në takim është diskutuar për “bashkërendimin e agjendës ndërkombëtare” e çështjes së sigurisë.

Po ashtu, thuhet se është folur edhe për “një sërë çështjesh të tjera të interesit të përbashkët”.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar lidhur me bashkërendimin e agjendës ndërkombëtare, çështje të sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe destabilitetin e krijuar nga Serbia, çështje që kanë të bëjnë me të drejta të komuniteteve joshumicë, përpjekjet e përbashkëta për luftimin e dhunës mbi baza gjinore, si dhe një sërë çështjesh të tjera të interesit të përbashkët.” – thuhet tutje.

Vlen të theksohet se pas operacionit të Policisë së Kosovës në veri, ShBA-ja u shpreh e zhgënjeyr duke thënë se “Qeveria e Kosovës s’u koordinua” me ta.

"I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që t'i kthehet angazhimit konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si kanali i duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të adresojë nevojat themelore të të gjithë qytetarëve të saj - duke përfshirë ato të minoritetit serb - të ndikuara negativisht nga ndryshimet e fundit në rregulloren për monedhat.” – thuhej në një reagim të DASh-it.

Reagime të ngjajshme, pati edhe nga Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar.

Lajme të ngjashme