ShBA: Në parim, nuk kemi mospajtime me Qeverinë për çështjen e targave
Afati për ndërrimin e targave të veturave për kosovarët do të marrë fund më 31 tetor. Ndërkohë, nga pushteti janë shprehur se nuk do ta respektojnë “kërkesën personale” të Sekretarit Blinken për shtyrje të afatit për 10 muaj. Çka mendon Ambasada e ShBA-ve?
“Shtetet e Bashkuara synojnë që vendimi i Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës – të zbatohet në mënyrë paqësore, dhe të mos kontribuojë në rritje të tensioneve.” – ishte përgjigja e një zëdhënësi të Ambasadës amerikane për REL.
Nga ambasada kanë ripërmendur kërkesën për shtyrje dhjetëmujore të vendimit.
Kryeministri Kurti ndërkohë nuk ka thënë se do të respektojë kërkesën e ShBA-ve – të cilën emisari Gabriel Escobar e kishte quajtur “kërkesë personale” të Sekretarit Blinken.
Ndërkohë, për çështjen më herët është shprehur edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
