ShBA-ja përsëri i lëvdon marrëdhëniet me Serbinë: Kemi qëndruar me dekada në anën e saj si partnere - NACIONALE

ShBA-ja përsëri i lëvdon marrëdhëniet me Serbinë: Kemi qëndruar me dekada në anën e saj si partnere

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Ditën Kombëtare të Serbisë, sekretari Blinken u dërgoi një mesazh të fuqishëm të përkrahjes Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor. Ra në sy optimizmi i tij për marrëdhëniet ShBA – Serbi. Si një person që flet rregullisht me sekretarin Blinken, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, i tregoi faqes “Pavlovic Today” se çfarë qëndron pas optimizmit të Blinkenit për marrëdhëniet ShBA – Serbi.

“Sekretari Blinken është plotësisht optimist. Mendoj se duhet të jeni optimist, nëse do të jeni në punën e diplomacisë. Mendoj se kjo është ajo që na motivon shumë nga ne, duke ditur se, përmes angazhimit të ShBA-së, përmes udhëheqësisë amerikane në skenën botërore, ne kemi një mundësi për ta ndryshuar botën për të mirë, për ta lënë botën pak më të sigurt, pak më të qëndrueshme, më të begatë dhe të mbushur me mundësi ekonomike në këtë shtet, por edhe për njerëzit përreth botës. Mendoj se e shihni këtë optimizëm të pasqyruar në deklaratën që ai e lëshoi sot”- tha Price.

Sekretari Blinken ha se ShBA-ja “e vlerëson bashkëpunimin strategjik që ne e gëzojmë me Serbinë”. Kur iu kërkua nga faqja “Pavlovic Today” që të fliste me më shumë hollësi për të menduarit e Blinkenit për “bashkëpunimin strategjik” mes dy vendeve, Price tha se Blinkeni e cilëson marrëdhënien e ShBA-së me Serbinë “bashkëpunim strategjik” për shkak të natyrës së saj “të shumanshme”.

“Ne kemi një marrëdhënie të gjatë me Serbinë. Kemi qenë me Serbinë gjatë rrjedhës së dekadave, duke qëndruar në anën e saj si partner përballë sfidave të ndryshme”- tha Price, duke iu referuar një vargu të gjerë të çështjeve, përcjell Nacionale.

“Siç e dini, sekretari ka qenë personalisht i përfshirë në shumë prej këtyre çështjeve në rajon. Tensionet mes Kosovës dhe Serbinë janë diçka që e kanë vëmendjen e tij të plotë”- shtoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Më 1 shkurt, Blinkeni bisedoi përmes telefonit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Sipas zëdhënësit Price, sekretari amerikan e falënderoi Vuçiqin “për angazhimin konstruktiv që e kemi parë nga presidenti dhe nga ekipi I tij në kontekstin e dialogut të BE-së për të gjetur një zgjidhje për këto tensione”.

Duke i komentuar parashikimet e Blinkenit për shpërblimet e mëdha që i presin popullin serb dhe tërë rajonin, porsa presidenti Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të bëjnë “kompromise të vështira”, Price tregoi se çfarë kishte në mendje sekretari.

Sipas tij, Blinkeni “në mënyrë të vazhdueshme”, bashkë me zëvendësndihmëssekretarin Gabriel Escobar, “i ka nënvizuar mundësitë që do të mund të vinin me një zgjidhje për këto çështje shumë komplekse e të ndërlikuara”.

Price tha se ka “mundësi” për popujt e Serbisë dhe të Kosovës “që ta lënë rajonin e Ballkanit Perëndimor pak më të qëndrueshëm, pak më të sigurt, duke ndërtuar në disa raste, në kuptimin e fjalëpërfjalshëm, rrugë dhe ura” mes komuniteteve në rajon.

Lajme të ngjashme