ShBA-ja e sanksionon bashkëpunëtoren e Dodikut dhe krerë të Republikës Sërpska
Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar me sanksionimin e politikanëve të rëndësishëm të Ballkanit Perëndimor. Sot, ShBA-ja ka vendosur sanksione ndaj Zhelka Cjivanoviq, anëtare serbe e Presidencës së Bosnjes dhe Hercegobvinës.
Në njoftimin e ShBA-së, theksohet se ajo është futur në listë të zezë për shkak të minimit të Marrëveshjes së Dejtonit.
Në listën e sanksioneve janë futur edhe kryetari i Parlamentit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, kryeministri i këtij entiteti, Radovan Vishkoviq dhe ministri i Drejtësisë në Republikën Sërpska, Millosh Bukejlloviq, raporton Radio Evropa e Lirë.
“Këto veprime kërcënojnë stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës dhe paqes të fituar me mund të mbështetur nga Marrëveshja e Dejtonit. Kjo sjellje kërcënon më tej trajektoren e të ardhmes së shtetit dhe integrimit të suksesshëm në institucionet euroatlantike”, - deklaroi Brian E. Nelson, nënsekretari i Thesarit për Terrorizëm dhe Financimin e Inteligjencës.
