"Duhet të shuhet": ShBA e bën për 'pesë pare' UNMIK-un, lë të kuptohet se s'ishin të paanshëm
“UNMIK-u duhet të shuhet”, tha sot Përfaqësusesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert A. Wood, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u dha raporti gjashtë-muajsh i UNMIK-ut.
Veç kësaj, ambasadori i ShBA-së në OKB kritikoi raportin e UNMIK-ut, duke e lënë të kuptohet si të anshëm dhe që si i tillë nuk reflekton realitetin në terren.
“Pas një çerek shekulli UNMIK e ka skaduar misionin e saj, dhe SHBA bën thirrje që Këshilli i Sigurimit të rishqyrtojë çështjen e UNMIK-ut dhe të punojë për ta shuar atë. Ka kërkesa më të mëdha në Këshill të Sigurimit, dhe këto brifingje duhet të bëhen vjetore dhe private. Ne i bëjmë thirrje UNMIK-ut që në raportimet e ardhshme të mbajë vështrim neutral që të reflektojë më mirë në paanësi”, tha Wood.