ShBA beson që objektet e paidentifikuara që u rrëzuan ishin "balonë" - NACIONALE

ShBA beson që objektet e paidentifikuara që u rrëzuan ishin "balonë"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara besojnë që objektet e paidentifikuara që u rrëzuan në hapësirën ajrore të Amerikës së Veriut të premten dhe të shtunën ishin balona, sipas liderit të Shumicës në Senat, Chuck Schumer.

Washingtoni ka qenë në alarm prej që ushtria e saj shkatërroi balonin kinez të spiunazhit vikendin e kaluar.

Edhe pse nuk e tha në mënyrë specifike që objektet e fundit ishin kineze, z. Schumer i tha ABC-së të dielen se Pekini kishte gjasa të përdorte “ekuipazh balonësh” që ndoshta kanë qenë “në çdo anë të botës”.

Kryeministri kanadez dje njoftoi se kishte dhënë urdhër që një objekt i paidentifikuar të qëllohej pasi kishte shkelur hapësirën ajrore të Kanadasë.

Tri objekte janë qëlluar e janë rrëzuar në Amerikën e Veriut në total gjatë javës së kaluar.

Lajme të ngjashme