Shasha: Takimi Kurti-Vuçiq mund të konsiderohet si nata e konfuzionit të madh
Drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha, ka komentuar takimin e mbrëmshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksader Vuçiq, të cilët edhe zyrtarisht i kanë thënë “po” planit të BE-së për marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka vlerësuar se nata e mbrëmshme mund të konsiderohet si nata e konfuzionit të madh.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se askush s’po kupton saktë çfarë ka ndodhur.
Megjithatë, Shasha ka dhënë disa interpretime rreth takimit të shumëpritur.
“Janë dy mënyra për të interpretuar çfarë ka ndodhur sonte. si Nata e Konfuzionit të Madh. Pra askush s’po kupton saktë çfarë ka ndodhur. E para: Në historinë e dialogut kjo natë do të konsiderohet si Nata e Konfuzionit të Madh. Pra askush s’po kupton saktë çfarë ka ndodhur. BE-ja shpalli sukses, Kurti u pajtua, Vuçiqi mohoj krejt, e Amerikanët janë konfuz. Pra takimi i sotëm ishte ose masterpiece diplomatik (pasi që krejt janë të lumtur) ose improvizim spektakolar (pasi që askush spo kupton pse janë të lumtur). Në këtë skenar është e parakohshme që ky dokument i publikuar të quhet marrëveshje e dakorduar. Vuçiqi e mohoj dakordimin dhe nënshkrimet nuk janë vendosur. BE dhe SHBA do të sqarojnë ditët në vijim çfarë saktësisht ka ndodhur sonte”, ka shkruar Shala.
Sipas tij, tani e tutje e gjithë vëmendja do të kaloj tek dakordimi i planit të zbatimit të marrëveshjes dhe tek kërkesa serbe për ngritje të Asociacionit.
“E dyta: Kurti fitoj një betejë, por jo luftën. Pra ndërkombëtarët pranuan kërkesën e Kurtit se dakordimi për propozimin euro-amerikan nuk duhet ndërlidhur me Asociacionin. Dhe në këtë drejtim BE sonte shpalli propozimin e dakorduar, pa ngritje të Asociacionit si parakusht, dhe pa pëlqimin eksplicit të Vuçiqit. Pra në një sens propozimi iu imponua Vuçiqit sonte. Por tani e gjithë vëmendja do të kaloj tek dakordimi i planit të zbatimit të marrëveshjes dhe tek kërkesa serbe për ngritje të Asociacionit. Pra me fjalë të tjera, sonte ndërkombëtaret i kanë hap një shteg daljeje Kurtit dhe Vuçiqit nga lëmshi i sekuencimit të hapave. Sonte fiton Kurti, në mars fiton Vuçiqi dhe krejt janë të kënaqur”, ka shkruar Shasha.