Shasha kritikon qasjen e Kurtit në dialog: Nga nxënësi më i mirë i rajonit, jemi kthyer në problemin e rajonit - NACIONALE

Shasha kritikon qasjen e Kurtit në dialog: Nga nxënësi më i mirë i rajonit, jemi kthyer në problemin e rajonit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori ekzekutiv i institutit EPIK, Demush Shashal, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti në procesin e dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti ka nisur një shteg të ri në këtë proces, i cili, sipas tij, nuk po sjell sukses.

Në një intervistë dhënë gazetës Nacionale, Shala ka thënë se dialogu ka degraduar.

Nga debati për njohje reciproke, sipas tij, procesi është kthyer në debatet për administrimin e ndërtesave komunale në veri.

Deri më sot nuk po arrijmë të shohim suksesin e këtij shtegu të ri të Kurtit. Nga debati për njohjen e elementeve të pavarësisë dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë, jemi kthyer në debatet për administrimin e ndërtesave komunale në veriun e vendit. Nga nxënësi më i mirë i rajonit, jemi kthyer në problemin e rajonit”, ka thënë ai.

Ai ka bërë me dije se Kosova nuk po mund t`i bind aleatët se ka të drejtë.

Qeveria në mbrojtjen e pozicionit të saj ngrit argumentet mbi moralitetin e veprimeve të saja në veri, por pyetja që ngelet nuk është e natyrës morale, por politike: a kemi arritur të bindim aleatët tonë që e kemi më të drejtë? Dhe përgjigjja deri më tani është: jo. Në këtë drejtim qeveria ka për përgjegjësi të njoh kokëftoftë kur një strategji e caktuar nuk po prodhon rezultatet e synuara dhe të rivlerësoj kursin e saj strategjik. Këtë askush nuk do e vlerësoj si dobësi nga ana e Qeverisë, por si pjekuri për të trajtuar me përgjegjësi interesat e vendit”, është shprehur Shasha.

Lajme të ngjashme