Shala takon veteranët e UÇK-së në Has të Prizrenit: Pas 9 shkurtit këto kategori do të kthehen në fokus të qeverisë së re
Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala, ka takuar veteranët e UÇK-së në Has të Prizrenit.
Ai ka bërë me dije familjet e dëshmorëve dhe veteranët e UÇK-së janë themeli i PDK-së.
Sipas tij, pas 9 shkurtit këto kategori do të kthehen në fokus të qeverisë së re.
“Bashkë me Altin Krasniqin dhe Adnan Thaqin, kandidatët e PDK-së për deputetë, vizituam veteranët e UÇK-së në Has të Prizrenit. Me shumë nder u mikpritëm nga Xhevdet Thaqi, kryetari i shoqatës së veteranëve dhe nga bashkëluftëtari e miku im Fetah Bekolli. Po ashtu, së bashku bëmë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Has. Familjet e dëshmorëve dhe veteranët e UÇK-së janë themeli i PDK-së dhe pas 9 shkurtit këto kategori do të kthehen në fokus të qeverisë së re”, ka shkruar Shala.