Shala: Rregullatori i Energjisë është kthyer në servis qeveritar - NACIONALE

Shala: Rregullatori i Energjisë është kthyer në servis qeveritar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, është shprehur se kjo parti është kundër zgjatjes së masave emergjente për furnizimin me energji.

Në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet propozimi i qeverisë për zgjaten e këtyre masave, ai ka thënë se Qeveria nuk i ka informuar asnjëherë deputetë e Kuvendit për gjendjen emergjente e cila është shpallu që disa muaj.

Sipas tij, në emër të këtyre masave Rregullatori i Energjisë është kthyer në servis qeveritar.

Në emër të shpalljes se gjendjes emergjente praktikisht sot nuk ka Zyre të Rregullatorit të Energjisë funksionale, institucioni i pavarur që e ka përgjegjësi me e menaxhimin e sektorit. Me anë të këtyre masave tash e 6 muaj është kthyer në servis qeveritar. Për gjashtë muaj rregullatori me qenë pjesë e pandashme e komitetit teknik që i përgjigjet një ministri apo një kryeministri i kjo nuk ka ndodhur në historinë të vendit. Pra, po e suprimojmë rregullatorin”, ka thënë Shala.

Lajme të ngjashme