Shala: Kryeministër, ministrat i ke shndërruar në vegla
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ka shndërruar ministrat e tij në vegla.
Në seancën parlamentare, ku po diskutohet për grevën në arsim, ai ka thënë se vetëm kryeministri mund ta ndërprenë grevën.
“I keni marrë të gjitha kompetencat shtetërore. Unë saktë me ju e kam. Sepse ju mund ta zgjidhni problemin e arsimit”, ka thënë Shala.
Sipas tij, ministrat e Kurtit nuk guxojnë të flasin pa lejen e tij.
“I ke ba vegla të gjithë ministrat, që i nuk guxojnë me thanë po e as jo pa të pyetur”, ka thënë ai.