Shala: Kosova do t’i kthehet punës, projekteve dhe investimeve me programin e PDK-së
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka mbajtur tubim në banorët e fshati Komoran.
Ai ka thënë se Kosova do t’i kthehet punës, projektetve e investimeve me programin e PDK-së.
Shkrimi i tij:
Kosova do t’i kthehet punës, projekteve dhe investimeve me programin e PDK-së me Bedri Hamzën Kryeministër.
Prandaj edhe mbështetja është kaq masive gjithandej Kosovës. E njëjta ishte edhe në Komoran, në nëndegën e dytë në këtë lokalitet të madh.
Në shkollën që mban emrin e heroit, njërit prej prijësve të luftës për liri, Xheladin Gashit – Plaku, shpreha përkushtimin për një Kosovë më të mirë, ashtu siç të gjithë ne e duam.