Shala i këshillon militantët: S’bën me u bë nervoz me reagimin e QUINT-it, punën e kanë qashtu
Krenar Shala, analist i afërt me qëndrime me pushtetin aktual, ka shkruar një status, që më shumë i ngjan një këshille publike për përkrahësit e pushteti, të cilët janë goxha kritikues ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve për aksionin e djeshëm në veri.
Në shkrimin e tij, Shala ka bërë një kërkesë. Sipas tij, nuk duhet të bëhemi nervoz me reagimin e QUINT-it ndaj “përpjekjeve të Qeverisë për shtrimin e sovranitetit”.
Pse? – shtrohet pyetja.
Për këtë pse, kjo është përgjigja e Shalës:
“Ata punën e kanë qashtu”.