Shala: Fati i Kosovës është i lidhur me atë të Evropës dhe Amerikës - NACIONALE

Shala: Fati i Kosovës është i lidhur me atë të Evropës dhe Amerikës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Blerim Shala, analist dhe ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka shkruar një kolumne të gjate, të publikuar në Klan Kosova.

Në shkrimin e titulluar “Katër kërcënimet për Bashkimin Evropian”, Shala ka shkruar për populizmin në rritje në Evropë, duke theksuar se ky është kërcënimi i parë.

“Sipas popullistëve djathtistë, BE-ja ose duhet të ndryshojë në mënyrë thelbësore, e kjo nënkupton veçmas një politikë të matur karshi kërcënimit të Rusisë së Vladimir Putinit, dhe gjithsesi, ndryshim rrënjësor të politikës ndaj refugjatëve që mbërrijnë në Evropë në të katër anët, ose, BE-ja mund edhe të shpërbëhet.

Ky është kërcënimi i parë që i vie BE-së, nga brenda, nga vetë partitë dhe lëvizjet politike të shpërndara në shtetet evropiane.” – shkroi Shala.

Ish-negociatori kosovar ka theksuar se fati i Kosovës është i lidhur me atë të Evropës dhe Amerikës.

“Për më shumë, dihet që Ballkani Perëndimor, u bë gjithashtu një ‘front gjeo-politik’, në vijim të luftës në Ukrainë.

Sidoqoftë, ky vit do të na tregojë çfarë do të jenë, tash e tutje, Evropa dhe Amerika.

Ndërsa ne e dimë që fati i Kosovës është i lidhur me atë të Evropës dhe Amerikës.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme