Shala e shpjegon politikën me metaforën e shuplakave, Matoshi ia përmend librin “Beni ecën vetë” - NACIONALE

Shala e shpjegon politikën me metaforën e shuplakave, Matoshi ia përmend librin “Beni ecën vetë”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Debatet në televizionet kosovare janë gjithnjë të zjarrta, posaçërisht kur përmendet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Natyrisht, aty ka edhe shumë metafora, të cilat përdorën për të shpjeguar se situatat e ndryshme politike. Në raste, ato korrespondojnë mirë me rrjedhat politike, e nganjëherë janë të paqëlluar.

Një të tillë, pra një metaforë, e përdori edhe Krenar Shala, analist i përhershëm në “Kanal 10”. Përmes shuplakës, Shala tentoi të shpjegonte marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare dhe sanksionet që Bashkimi Evropian ia ka vendosur Kosovës që gati gjashtë muaj.

Madje, Shala e shrytëzoi emrin e tij, pra Krenarin, për të shpjeguar pozicionin e Kosovës, ndërsa shuplaka e Ardian Çollakut, analist i përhershëm në Kanal 10, simbolizonte “sanksionet e BE-së”.

“Ndal veç një sekond, ti ma ke hi një shuplak, ky mua po më bërtet, nuk po të bërtet ty. Tash ti po thu bërtiti Krenarit. Nuk po du unë me i bërtit Krenarit, ti i ke fajet” – i drejtohet Shala analistit Ardian Çollaku.

Këtë metaforë, Shala e përsërit dy herë, e në të dytën herë ndërhyri kush tjetër pos Halil Matoshit, po ashtu analist i përhershëm në Kanal 10. Në ndërhyrjen e tij, Matoshi, të cilin Nacionale e kishte quajtur “Vullkanik Halili”, ia kontestoi Shalës logjikën e metaforës. Madje, ai konkludoi që Shala nuk po ia qëllon.

Tutje, Matoshi i sugjeroi në mënyrë ironike që Shala të kthehet te libri “Beni ecën vetë”, një roman i shkruar nga Kiço Blushi, babai i politikanit e shkrimtarit Ben Blushi.

“Ma mirë kthehemi te “Beni ecën vet”, se nuk je ka ja qëllon Shalë” – ishte ndërhyrja “qortuese” e Matoshit.

Lajme të ngjashme