Shaip Kamberi takohet me ambasadorin Hill: Tregon çfarë biseduan
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar me ambasadorin e ShBA-ve në Beograd, Christopher Hill.
Kamberi ka treguar se me Hill kanë diskutuar për sfidat dhe problemet e qytetarëve të Luginës.
POSTIMI:
Kënaqasi të mirëpres në Bujanoc ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës 🇺🇸, SH.T. Christopher Hill.
Zhvillimet rajonale politike, kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tonë, ishin temat për të cilat bashkërisht biseduam.