“S’është përgjigje e duhur”: Hovenier i ashpër për Z-në e Putinit në automjetet e KFOR-it e Policisë së Kosovës - NACIONALE

“S’është përgjigje e duhur”: Hovenier i ashpër për Z-në e Putinit në automjetet e KFOR-it e Policisë së Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i ShBA-së, Jeff Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka folur edhe për fotografitë e publikuara nga mediet, ku shihet shkronja Z, simbol i mbështetjes së Rusisë së Vladimri Putinit në luftën kundër Ukrainës, mbi automjetet e KFOR-it e të Policisë së Kosovës.

Z. Hovenier ka theksuar se e dënon këto grafite.

“Ne kemi parë fotografi të grafiteve kundër veturave të KFOR-it dhe automjeteve të policisë dhe kemi dëgjuar për sulme ndaj gazetarëve.” - tha Hovenier.

Ai tha se e dënojnë një gjë të tillë.

“Kjo nuk është një përgjigje e duhur. Protesta paqësore është e drejtë në çdo shoqëri demokratike.” - tha Hovenier.

Lajme të ngjashme