Hovenier pas takimit me Kurtin: Situata të depërshkallizohet - NACIONALE

Hovenier pas takimit me Kurtin: Situata të depërshkallizohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka folur para medieve pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai ka thënë se takimi u bë me kërkesë të Kurtit.

“Me kërkesë të kryeministrit Kurti ne sot jemi këtu për të biseduar për situatën në veri dhe për të parë nëse marrëveshja në mes dy vendeve është duke u implementuar.”tha ai, raport Kallxo.com.

Tutje, ai tha se ka biseduar me Kurtin për nevojën e depërshkallizimit të situatës në veri.

“Biseduam për rëndësinë e arritjes së një marrëveshje për de-përshkallëzim të situatës. Në kërkuam nga kryeministri që të merr hapa për të siguruar situatën. SHBA dhe vendet e tjera të QUINT janë duke kërkuar që nuk është e nevojshme që kryetarët të punojnë çdo ditë në komunë por të gjejnë një mënyrë që ata të punojnë diku tjetër por të kryejnë detyrat, kjo të ndodh për një afat të shkurtër kohor (short-term). Marrëveshja që situata duhet të de-përshkallëzohet është por si duhet të ndodh ajo, nuk dihet nëse ka”- tha ai.

Lajme të ngjashme