"S'është e këndëshme për ne serbët", Vuçiq komenton thirrjet “Kosova, Kosova" të ushtarëve amerikanë në West Point - NACIONALE

"S'është e këndëshme për ne serbët", Vuçiq komenton thirrjet “Kosova, Kosova" të ushtarëve amerikanë në West Point

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka komentuar vizitën e fundit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në akademinë prestigjioze ushtarake amerikane, West Point.

Vuçiq theksoi se përvoja ishte e pakëndshme për serbët, veçanërisht kur ushtarët amerikanë u dëgjuan duke brohoritur "Kosova, Kosova, Kosova" gjatë vizitës së Osmanit.

“E keni parë dje Vjosa Osmanin në West Point teksa ushtarët amerikanë i thërrisnin “Kosova, Kosova, Kosova”, gjë që nuk është shumë e këndshme për ne serbët ta shikojmë. Por mirë, ne jemi mësuar me shumë gjëra të tilla. Vetëm jini të qetë, të durueshëm dhe tolerantë”, tha ai.

Lajme të ngjashme