Serwer me analizë: Kamala Harris s’ka gjasa të ketë simpati ndaj Asociacionit - NACIONALE

Serwer me analizë: Kamala Harris s’ka gjasa të ketë simpati ndaj Asociacionit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Daniel Serwer, profesor i njohur amerikan, ka shkruar një artikull relativisht të gjatë, në të cilin është rrekur të komentojë të ardhmen e politikës amerikane karshi Ballkanit Perëndimor, nëse Kamala Harris zgjidhet presidente e ShBA-së. Profesori Serwer thekson se Harris është një “skiftere”, pra e ashpër kundër Kinës, ndërsa Kosova mund t’i duket si një Tajvan dhe Ukrainë.

Në analizën e Serwerit, Harrisi do të mund të transferonte luftën kundër pushtimit rus edhe Ballkanin Perëndimor.

“Harris është një mbështetëse e fortë e luftës së Ukrainës kundër pushtimit rus. Ajo do të dëshirojë të shohë Kievin të fitojë dhe Moskën të humbasë. Ajo nuk do të pajtohet lehtë për ndarjen. Ky qëndrim ka të ngjarë të transferohet në Ballkan. Nuk do të doja të isha ai që do t'i thoshte një presidenteje femër, me ngjyrë dhe indiane se njerëzit e etnive të ndryshme nuk mund të jetojnë së bashku” – ka shkruar ai.

Në shkrimin e tij, profesori amerikan beson se Harris s’ka gjasa ketë simpati ndaj Asociacionit të komunave me shumicë serbe, një kërkesë e kahmotshme e ShBA-së kundrejt politikës kosovare.

“Harris është gjithashtu e ashpër ndaj Kinës, si Bideni ashtu edhe Trumpi. Kosova mund t'i duket si Tajvani dhe Ukraina. Kjo do të thotë se ajo duhet të ushqehet dhe mbrohet nga pretendimet territoriale të një shteti që është shpërbërë. Ajo s’ka gjasa të ketë simpati ndaj Asociacionit të komunave me shumicë serbe apo autonomisë së Republika Sërpskas. Dikush duhet ta këshillojë herët dhe shpesh se të dyja janë të këqija”, ka shkruar Serëer në blogun e tij në internet.

Tutje, ai ka kritikuar presidencen e Joe Biden, i cili dha dorëheqje nga kandidatura për t’u rizgjedhur në krye të Zyrës Ovale, pasi performoi goxha keq në debatin e parë kundër Donald Trumpit, kandidat republikan për president.

“Administrata Biden ka miratuar një politikë qetësimi ndaj Serbisë. Megjithatë, nuk ka asnjë arsye pse Harris duhet ta vazhdojë atë. Presidenti Vuçiq e ka orientuar Beogradin drejt Lindjes, duke u rreshtuar me Kinën, Rusinë dhe autokracitë e tjera, përfshirë Azerbajxhanin dhe Hungarinë. Furnizimet serbe me armatim për Ukrainë vlejnë, por ka mundësi që rrjedhin për çështje ekonomike...” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme