Serwer: Mandati i Speciales u kufizua në raportin e Dick Martyt, shumë pak u përdor në akuzat kundër ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti amerikan dhe profesori i Universitetit “John Hopkins”, Daniel Serëer, ka folur rreth gjykimit në Hagë ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Serwer ka publikuar disa prej pyetjeve që iu shtruan në një intervistë për “Periskopin”, derisa në Twitter ka shkruar “Haga shkon në rrugë të gabuar”.
Mes tjerash, ai është pyetur edhe nëse dëmtohet imazhi i Kosovës, në rast të shpalljes të ish-krerëve të UÇK-së fajtorë.
“Sigurisht që do të dëmtonte imazhin e UÇK-së, por më duket se shteti i Kosovës ka disa gjëra në meritë: krijimin e Tribunalit, dorëheqjen e kreut të shtetit dhe paraqitjen e tij me kolegët e tij në Hagë.” – ka thënë ai.
Profesori amerikan po ashtu u pyet nëse mund të dallohen UÇK-ja dhe liderët e saj, pasiqë prej fillimisht është thënë se nuk është kundër ushtrisë, por liderëve.
“Po, ata mund të dallohen, por aktakuza e Gjykatës nuk e bën këtë.” – u përgjigj Serwer.
Njëra prej pyetjeve të tjera që iu bë ishte kjo: “Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka quajtur ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, “George Ëashingtoni i Kosovës” dhe në anën tjetër, ndërhyrjen e NATO-s në konflikt në anën e UÇK-së dhe kundër forcave të Sllobodan Millosheviqi dukej si një dëshmi e fortë se UÇK-ja dhe liderët e saj kishin të drejtën e tyre për të mbrojtur popullin e Kosovës. A është në rrezik ky diskurs tani?”.
Serëer u përgjigj qartë, duke thënë se “Është në rrezik pasi akuzat janë të gjëra”.
Eksperti amerikan ka folur edhe rreth raportit të Dick Martyt i cili ishte vendimtar në themelimin e këtij institucioni, duke iu përmendur se nuk po diskutohet shumë.
“Po. Mandati i Dhomave është i kufizuar në çështjet në atë raport. Por shumë pak nga ajo që është në raport është në akuzat ndaj liderëve të UÇK-së.” – tha Serwer kur u pyet nëse mendon që qëllimi i procesit ka ndryshuar tashmë.
Çka ndodhi këtë javë në Hagë?
Gjatë ditës së djeshme, radha i erdhi mbrojtjes së krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ta thënë fjalën e saj. Avokatët e Thaçit, Veselit e të Krasniqit dhanë dje para gjykatës deklaratat e tyre hapëse dhe ofruan një sasi provash.
Avokati i Thaçit prezantoi disa video-inçizime, deklarata nëpër libra e dokumente, që tregojnë sipas tij, se ish-presidenti i Kosovës frikësohej ta nënshkruante marrëveshjen.
Kjo për shkak se nuk kishte fuqi aq të madhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosoës që një vendim të tillë të merrte pa u konsultuar me komandantët e zonave. Me këtë, mbrojtja tentoi të prezantojë para trupit gjykues faktin se fuqia e Thaçit nuk ishte aq e madhe në Shtabin e Përgjithshëm sa pretendon Prokuroria.
Avokati i Thaçit paraqiti edhe një deklaratë të presidentit amerikan, Joe Biden, kur ishte senator. “Unë e di që ti nuk ke aq fuqi në UÇK." - i kishte thënë Biden, Thaçit.
Në anën tjetër, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, i kërkoi Dhomave të Specializuara që opinionet politike që ka pasur me ish-krerët tjerë të UÇK-së të mos përdoren si fakte juridike kundër tyre. Pra Selimi bëri paqe me Thaçin, Veselin e Krasniqin, me të cilët në liri kishte rivalitet politik.
“Më duhet të theksoj e të them se dallimet dhe opinionet politike mes nesh nuk duhet dhe nuk mund të përdoren si fakte juridike kundër askujt e po ashtu kundër ne të bashkëakuzuarve. Në këto qaste kur ne flasim e po na shohin qytetarët, kam shumë besimin se të gjithë së bashku do ta nxjerrim të vërtetën. Dhe unë bashkë me bashkëluftëtarët e mi do të kthehemi të lirë, për të cilin luftuam gjatë gjithë jetës tone.” - ka thënë ai.
Ndërkaq sot, foli edhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi i cili tha se origjina e këtyre akuzave ishte në librin e Carla del Pontes dhe raportin e Dick Martyt.
“Preteksti për këtë aktakuzë u gjet në librin e Carla del Pontes dhe raportin e Dick Martyt për trafikim organesh nga UCK-ja. Pas hetimeve nga Task Fora Speciale nuk u gjet asnjë provë e vetme, rrjedhimisht një akuzim i tillë nuk është pjesë e akuzës së ZPS-së. Për fund si ilustrim po përmend njërin nga rastet më të mediatizuara të vrasjes së civilëve në Kosovë. Në kafenenën Panda u vranë të gjashtë të rinjë serbë e malazez. Vrasjet e të rinjëve u interpretuan si hakmarrje nga UCK-ja, gjatë përpjekjeve për të gjetur kriminelët, qindra shqiptarë u torturuan. Serbia detyroi të rinjtë ta pranojnë krimin që nuk e kanë kryer.” - ka thënë Krasniqi.

