Dje u provua 'përçarja e ish-krerëve të UÇK-së": Rexhep Selimi doli me kërkesë specifike
Zyra e Prokurorit të Specializuar(ZPS) ka shprehur tendenca të ulëta ndaj krerëve të UÇK-së, të cilët po akuzohen për krime lufte. Në ditën që ka filluar procesi gjyqësor në Hagë, prokuroria ka shfaqur përpjekjen e saj për t`i përçarë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Gjatë fjalës hyrës, ushtruesi i detyrës se kryeprokurorit, Alex Whiting, ka përdorur si prova deklarata politike që dikur ish-eprorët e UÇK-së e kishin bërë ndaj njeri-tjetrin për çështje të ndryshme.
Kjo tendencë e prokurorëve është vërejtur nga avokatët vendor dhe nga vet të akuzuarit.
Ka qenë Rexhep Selimi ai që sot në adresimin e tij para gjykatës ka kërkuar që deklarata e tyre që i kanë dhënë si politikan të mos përdore si fakte juridike.
Ai ka thënë se janë bashkëluftëtar dhe bashkë do të dalin në fitimtar në fund të procesit.
“Më duhet të theksoj e të them se dallimet dhe opinionet politike mes nesh nuk duhet dhe nuk mund të përdoren si fakte juridike kundër askujt e po ashtu kundër ne të bashkëakuzuarve. Në këto qaste kur ne flasim e po na shohin qytetarët, kam shumë besimin se të gjithë së bashku do ta nxjerrim të vërtetën. Dhe unë bashkë me bashkëluftëtarët e mi do të kthehemi të lirë, për të cilin luftuam gjatë gjithë jetës tonë”, ka thënë ai.
ZPS-ja ka tendenca diskredituese për të akuzuarit
Tendenca përparëse e prokurorisë është vërejtur edhe nga avokati Besnik Berisha.
Ai ka thënë se në fjalën hyrëse, prokuroria ka pasur dy qëllime.
“E para, kishte karakter diskreditues. Pra, përpiqeshin që figurat të cilët janë në paraburgim t`i diskreditonin dhe kishin karakter përçarës. Nëse i referohemi karakterit diskreditues, i referohemi pikërisht z. Thaçi, kur prokurori thoshte se erdhi fshehurazi këtu dhe deklaroi, mohoi e kështu me radhë. Një jurist do të thoshte: a erdhi Thaçi fshehurazi, apo e ftuat ju fshehurazi dhe ju e urdhëruar që të mos i tregoi askujt që ka qenë këtu”, ka thënë Berisha në emisionin Pressing në T7.
Sipas tij, prokurorët janë munduar të përçajnë Hashim Thaçin dhe Rexhep Selimin, duke përdorur deklarimet e tyre politike kundër njërit-tjetrit.
“Kush ishte përçarës? Ju e patë në një intervistë të z. Selimi. U nxor një pjesë e intervistës në Dukagjin, në një kohë kur kofronti politik ishte në nivelin më të madh. Ky(Selimi) në taborin e VV-së e njeri(Thaçi) si udhëzës kryesor i PDK-së, në lidhje me komunikatën 59, kur tha se kush e ka shkruar dhe si e kanë shkruar”, ka thënë Berisha.
Edhe analisti Blerim Latifi, i cili ishte në emisionin Presing kishte thënë se këto debate do ta përçajnë edhe shoqërinë kosovare.
“Kjo shoqëri ka me vazhdu me jetu me barrë të madhe, që ka me qenë barra e përçamjes mbi te kaluarën. Kemi me u perla, kemi me polemizu, kemi me bo akuza. Ka me u përça kjo shoqëri shumë”, ka thënë Latifi, duke iu bërë thirrje qytetareve që të bëhen më racional.
“Mendoj është mirë që ne me u tregu një shoqëri me racione, më e pjekur dhe me e shmagë këtë polemik, prej të cules nuk kem me përfitu asgjë”, ka thënë Latifi.
Thaçi i përgjigjet ZPS-së për pretendimin ka shkuar fshehurazi në Hagë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se iu beson Dhomave të Specializuara, të cilat po e akuzojnë për krimeve lufte.
Në adresimin e tij para trupit gjykues, ai ka thënë se çdo herë ka qenë i gatshëm të bashkëpunojë me gjitha mekanizmat e drejtësisë.
Ai ka bërë me dije se bashkëpunimi i tij ka qenë transparent, qoftë në Prishtinë, qoftë në Hagë.
“Unë pres që të shfajësohem nga çdo akuzë tjetër në fund të këtij procesi. Unë besoj te Tribunali i Hagës, UNMIK, ELUEX, dhe Dhomat e Specializuara. Unë jam intervistuar nga këta mekanizma edhe në cilësinë e dëshmitarit dhe të dyshuarit. Çdo bashkëpunim i imi me të gjithë këta akterë ndërkombëtarë ka qenë në interes të drejtësisë dhe plotësisht transparent qoftë në Prishtinë apo Hagë. Gjithçka tjetër që thuhet është e papranueshme. Prandaj askush nuk duhet dhe nuk mund ta shkruaj historinë, ky është çmimi i lirisë. Unë besoj në paqe, të vërtetën, pajtim dhe drejtësi. Unë besoj që ky proces do të jetë i drejtë, transparent dhe i shpejt”, ka thënë Thaçi,
Në këtë mënyrë, ish-presidenti i është përgjigjur prokurorit Alex Whiting, i cili dje në fjalën e tij hyrëse ka thënë se Thaçi ka shkuar në mënyrë të fshehtë në Hagë për t`u intervistuar.
Sipas prokurorit, gjatë këtyre intervistimeve Thaçi ka mohuar shumëçka.
“Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për t’u dhënë ZPS-së intervistë të videoinxhizuar. Gjatë këtyre intervistave, ai mohoi shumëçka me rolin e tij në luftë dhe rolin e UÇK-së. Ai pretendoi se shtabi i përgjithshëm s’kishte asnjë funksion deri në nëntor të vitit 1998, e edhe para kësaj date, ekzistonte vetëm në letër. Ai e mohoi se kishte dijeni për ndalimet. Provat do të tregojnë se këto pretendime janë të rreme”, ka thënë Whiting.


