Serwer komenton propozimin: Aty ka njohje reciproke, edhe pse nuk përmendet
Profesori amerikan Daniel Serwer ka komentuar propozimin evropian të cilin e ka pranuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Çka thotë profesori amerikan?
Në një shkrim të titulluar “Hiqni karrotat dhe nxjerrni shkopinjtë”, profesori amerikan konsideron që mund të cilësohet si dështim takimi i 27 shkurtit, sidomos pas muajsh të tërë në pritje.
Çka thotë tjetër profesori amerikan?
Neni 7
Serwer merret gjerësisht me nenin 7 të propozimit që tanimë ka marrë emrin “Marrëveshja e rrugës për normalizimin e marrëdhënieve”.
Pasi e citon nenin, ai thotë këto fjalë:
“Këto janë provizioni jo-reciproke që kanë për qëllim të kënaqin popullësinë serbe në Kosovë, pa asnjë masë të ngjashme brenda Serbisë. Paragrafi i parë zëvendëson provizionet e marrëveshjes së Brukselit të vitit 2015 për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Në vend të prezumimit të një forme institucionale, aty përshkruhen funksionet që Beogradi i do në një asociacion të tillë: “vetëmenaxhim” për komunitetin serb, “provizioni i shërbimeve” i financuar pjesërisht nga Serbia, dhe një “kanal direkt komunikimi” me qeverinë e Kosovës.”
Ai shprehet megjithatë se ky është një hap i madh në drejtimin e duhur.
“Ka shumë mënyra, të tjera përveç Asociacionit që mund të përbëj kërcënim për sovranitetin dhe integritetit territorial të Kosovës, që mund të plotësojnë këto objektiva funksionale.”
Profesori Serwer shprehet se nuk do të jetë e lehtë për BE-në që ta bëjnë Vuçiqin që të heqë dorë nga Asociacioni.
“Në ndërkohë, amerikanët dhe evropianët duhet ta pranojnë se strategjia e tyre e përkëdheljes së Vuçiqit ka dështuar.” – shkruan ai.
Tjetër?
Duke folur për nenin 1, 2 dhe 3, ai shprehet se njohja reciproke ekziston në një formë virtuale.
“Së bashku, këto përbëjnë njohje reciproke si shtete të pavarura dhe sovrane, në gjithçka veç emrit. Kjo është njohje virtuale.” – pretendon ai.
Ai shprehet kritik vetëm sa i përket mos-përmendjes së njohjes nga ndonjë prej pesë vendeve mos-njohëse të BE-së.