Serwer analizon Trumpin: Përçarjet në Ukrainë do të jenë precedent për përçarje në Kosovë - NACIONALE

Serwer analizon Trumpin: Përçarjet në Ukrainë do të jenë precedent për përçarje në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Daniel Serwer, profesor amerikan, ka komentuar fitoren e Donald Trumpit në garën për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një prononcim për Al Jazeera Balkans, Serwer ka vlerësuar se Trump do të ofrojë përkrahje të pakushtëzuar ndaj Izraelit.

“Unë pres që Trumpi do t’i ofrojë përkrahje edhe më të pakushtëzuar Izraelit. Por mendoj se ndryshimi i parë dramatik do të jetë në Ukrainë, ku ai do të mundohet që t’u japë rusëve një pjesë të Ukrainës për t’i detyruar që ta ndalin luftën. Ai e njoftoi këtë gjatë fushatës parazgjedhore dhe ndoshta do të arrijë sukses në këtë” – tha Serwer-i.

Tutje, profesori amerikan ka përmendur edhe Kosovën.

“Ka implikime për Ballkanin, sepse përçarjet në Ukrainë do të jenë precedent për përçarje në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme