Sërish tensione në Kuvend: Pozita insiston në mbajtjen e seancës, opozita e kundërshton - NACIONALE

Sërish tensione në Kuvend: Pozita insiston në mbajtjen e seancës, opozita e kundërshton

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pavarësisht kundërshtimit të opozitës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur i vendosur për ta mbajtur sot një seancë të re.

Ai ka thënë se me 41 nënshkrime të deputeteve është thirrur një seancë e re e Kuvendit.

Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa deputet e PDK-ja kanë sjell në seancë dy pankarta të mëdha ku Albin Kurti dhe Mimoza Kusari shihen me hundë të madhe, si "Piniokio".

Me të filluar seanca, deputetët e PDK-së kanë tentuar t`i ofrohen foltores së kryeparlamentarit. Më pas, dikush nga deputetët ka hedhur ujë në drejtim të Konjufcës.

Tashmë ka ndërhyrë edhe sigurimi i Kuvendit në sallë.

Ndërsa, kryeparlamenatri Konjufca ka paralajmëruar se kushdo që ushtron dhunë do të largohet nga salla.

Lajme të ngjashme