Serbia reagon për serbin që u arrestua nga Policia e Kosovës: Pretendon se s’ka qenë në luftë - NACIONALE

Serbia reagon për serbin që u arrestua nga Policia e Kosovës: Pretendon se s’ka qenë në luftë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

E ashtuquajtura zyrë serbe për Kosovën ka reaguar pas arrestimit të një serbi në Jarinje, i dyshuar për krime lufte.

Kjo zyrë, sipas "Kosovo-Online", ka publikuar emrin e të arrestuar për të cilin thuhet se shtë Slavisa Nedeljkovic nga një fshat afër Vushtrrisë.

“...baba i dy fëmijëve që ka jetuar dhe punuar Cacak si inspektor tatimor për dekada, u dërgua në Jarinjë pasi u ndalua në stacionin policor në jugë të Mitrovicës, dhe më pas u dërgua në Prishtinë.” – thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, zyra e drejtuar nga Petar Petkoviq pretendon se kjo nuk është hera e parë që dikush që ka vizituar shpesh Kosovën viteve të fundit, “u bë interes i prokurorëve në Prishtinë për shkak të krimeve të lufte, dhe se Nedeljkovic u akuzua për krime lufte, edhe pse nuk ishte kurrë në polici apo forca ushtarake”.

Ndërkohë, të shtunën Policia e Kosovës njoftoi që S.N dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile në Vushtrri gjatë viteve 1998-1999.

“Personi i dyshuar është dërguar në polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës, ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë.” – thuhet në fund të njoftimit.

Lajme të ngjashme