“Serbia prezente në burgjet e Kosovës”: PDK kërkon nga prokuroria të intervistojë Albulena Haxhiun - NACIONALE

“Serbia prezente në burgjet e Kosovës”: PDK kërkon nga prokuroria të intervistojë Albulena Haxhiun

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Përparim Gruda nga Partia Demokaktrike e Kosovës ka kërkuar që Prokuroria të intervistojë Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, pas deklarimeve të saj se Serbia është e përfshirë në arratisjen e Faton Hajrizit nga burgu i Smrekonicës, deklarim ky shtangu opinionin punlik.

Nëse Serbia është prezentë në burgjet e Kosovës, çfarë bën Ministrja e Drejtësisë në detyrën e saj? Kjo është pyetja themelore që ngre çdo qytetar sot. Kjo deklaratë ngre çështje serioze të sigurisë kombëtare të vendit dhe nuk mund të mbetet pa u sqaruar”, ka thënë Gruda në një konferencë për media.

Kjo deklaratë, për mua dhe Partinë Demokratike të Kosovës përbën një akt dorëzimi të ministres së drejtësisë përballë detyrimeve të saj ndaj kushtetutës, ligjit dhe qytetarëve të Kosovës. Kjo është një situatë e paprecedent që tregon inkompetencën, papërgjegjshmërinë dhe dështimin e ministres Haxhiu”, ka thënë më tej anëtari i Kryesisë së PDK-së.

Qytetarët e Kosovës nuk meritojnë një Ministre të tillë të Drejtësisë, që përveçse nuk arrin të realizojë asnjë nga premtimet e dhëna, bën deklarime disfatiste që dëmtojnë rendin dhe ligjin në Kosovë”, ka thënë Gruda.

Pas dështimeve të njëpasnjëshme në të gjitha nismat për drejtësi, në veting, në reformimin e këshillit prokurorial, në konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, hartimin e shumë ligjeve në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës, dhe së fundmi arratisjet e të burgosurve dhe deklaratat e saj skandaloze, në emër të PDK-së kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të Ministres Haxhiu, si një akt të domosdoshëm për të hapur rrugën për kthimin e sigurisë në burgjet e Kosovës dhe për reformat shumë të nevojshme në sistemin e drejtësisë në Kosovë”, ka thënë Gruda.

Lajme të ngjashme