"Serbia është e kënaqur kur Kurti refuzon këshillat nga Kai Eide dhe miqtë e Kosovës", thotë Petrit Selimi
Pas intervistës së Nacionales me Kai Eide-n, ish-Përfaqësuesin Special për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombevetë Bashkuara, Kofi Annan, ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka dhënë një historik tejet të detajuar të përfshirjes dhe raportit të Eide-s (më 2005) në çëshjet e Kosovës. Në një seri cicërimash Selimi ka shkruar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka harxhuar kot tri vite, ka bërë zero progres në rrugën e Kosovës drejt NATO’s dhe se Serbia “është e kënaqur kur Kurti refuzon të pranojë këshilla racioanle nga Eide dhe miqtë”.
Selimi tregon se si qysh në vitin 2005, raporti i Kai Eide-s çeli rrugën për bisedimet për statusin final të Kosovës e deri në Pavarësinë e Kosovës më 2008.
“Kai Eide ishte i pari i cili përmendi nevojën për nevojën për decentralizim të pushtetit, si dhe ‘lidhjet horizontale’ për të ndihmuar në ‘përthithjen e strukturave paralele në entitete legjitime’ por ‘duke mos rrezikuar institucionet qendrore ose të dobësojë autoritetin e Prishtinës’”, ka shkruar në Twitter, Petrit Selimi.
“Kai Eide sapo bëri intervistë bindëse me Nacionalen: ‘Eide: Çka fiton Serbia duke mos e njohur Kosovën? Është non-sens i Beogradit mosmarrja e këtij hapi. Është e dhimbshme, e vështirë. Por nuk fitoni asgjë duke mos e marrë atë hap”, e ka cituar Selimi intervistën e Eide-s.
@kai_eide just had a very earnest interview for @Nacionaleks: “Eide: What does Serbia benefit from not recognizing Kosovo? It is nonsense of Belgrade not to take that step. It’s painful, it’s difficult. But you don't win anything by not recognizing” https://t.co/ggKcivpINB /7
— Petrit Selimi (@Petrit) August 20, 2023