“Serbia e di çka sjellë përballja me NATO-n”, thotë Çitaku
Pas shqetësimeve të mëdha për një grumbullim “të paprecedentë” forcash serbe në afërsi të kufirit me Kosovën, që u bë e ditur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar edhe Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila shkroi se “Serbia e di çka sjellë përballja me NATO-n”.
Reagimi i Çitakut:
Serbia e ka humbur luftën me Kosovën në vitin 1999.
Serbia e di çka sjellë përballja me NATO-n.
Përderisa Serbia dëshprimisht dhe pasukseshëm po mundohet t’i rikthejë betejat e humbura në të kaluarën, ne si Kosovë duhet të përqëndrohemi në sfidat e vitit 2023.
Konsolidimin e shtetësisë, fuqizimin e aleancave me SHBA dhe BE, Partneritetin për Paqe me NATO, mbrojtjen e minoriteteve.