Serbët në veri mbajnë tubim sot, protesojnë kundër deklaratave të Kurtit dhe ambasadorit gjerman - NACIONALE

Serbët në veri mbajnë tubim sot, protesojnë kundër deklaratave të Kurtit dhe ambasadorit gjerman

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot janë bërë 13 ditë që nga vendosja e barrikadave në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Deri më tani janë nëntë barrikada të vendosuar në rrugët në veri të Kosovës. Aty vazhdojnë të qëndrojnë qytetarët serb e mes tyre raportohet se ka edhe persona me maska që janë nga grupe kriminale.

Sot është paralajmëruar që në Rudare të Zveçanit do të mbahet edhe një tubim, që sipas mediave serbe do të jetë ‘i madh”.

Në njoftimin e të ashtuquajturit “shtabi i krizës” në veri të vendit, bëhet e ditur se protesta do të fillojë në ora 12:00.

Ky shtab i ka bërë thirrje që të dalin sa më shumë në tubim teksa qëllimi kryesor i tubimit është kundërshtimi i deklaratave të kryeministrit, Albin Kurti dhe ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Sipas tyre, deklaratat e Kurtit dhe Rohde janë kërcënim për ta.

Ftojmë popullin serb që jeton në Kosovë në protestën më të madhe publike që ka ndodhur ndonjëherë, e cila do të mbahet të enjten më 22 dhjetor në ora 12:00 në Rudar të kodrës, ku populli ynë i përbërë nga mjekët tanë, profesorët, mësuesit, minatorët, të afërm, fqinjë, nëna, motra, të bashkohemi për të dërguar një mesazh të qartë të përbashkët se ne nuk pajtohemi me persekutimet dhe vrasjet dhe se veriu i Kosovës nuk është as gjerman dhe as i Kurtit, por vendi ku jetojmë dhe ku duam të qëndrojmë. dhe mbijetojnë”, thuhet në njoftimin e tyre.

E kryetari i Listë Serbë, Goran Rakiq, në një deklarim, ka thënë se për t’i larguar barrikadat, duhet që të lirohet ish-polic serb, Dejan Pantiq dhe largimi i Policisë së Kosovës nga veriu

Në anë tjetër, KFOR ka thënë se po e analizojnë kërkesën e Serbisë për kthimin e 1 mijë trupave në veri të vendit.

Ndërkaq, SHBA dhe BE kanë kërkuar barrikadat të largohen menjëherë.

Lajme të ngjashme