Serbët bllokojnë rrugët në disa pjesë të veriut: Ky është ish-polici serb i arrestuar
Policia e Kosovës, raportohet se e ka arrestuar një ish-polic serb. Arrestimi është kryer afër pikës kufitare në Jarinje. Polici i arrestuar raportohet të jetë Dejan Pantiq.
Kjo ka indinjuar serbët e tjerë, të cilët kanë bllokuar rrugën në Rudarë afër Zveçanit, dhe në Leposaviq.
Në Mitrovicën e Veriut janë lëshuar edhe alarmat e njohur si “uzbuna”.
Në Rudarë janë parë edhe automjetet e ndihmës së parë, raporton Evropa e Lirë.
