Selmanaj, Qeverisë: Po doni ta shkatërroni gjithë sistemin në Kosovë me këtë ligj - NACIONALE

Selmanaj, Qeverisë: Po doni ta shkatërroni gjithë sistemin në Kosovë me këtë ligj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj ka reaguar ndaj Qeverisë për Projekt-ligjin për zyrtarët publikë.

Selmanaj ka deklaruar se Qeveria me Projekt-ligjin për Zyrtarët publikë po i diskriminon punonjësit e administratës publike

Ne po e shfrytëzojmë rastin edhe njëherë si LDK të shprehim shqetësimin tonë për qasjen e kësaj Qeverie në raport me 80 mijë njerëz në administratën e Kosovës. Ky është rasti më eklatant se si një qeveri tenton të shkatërrojë një sistem.” - ka thënë Selmanaj nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

“Sistemin ju po doni ta shkatërroni. Tash po doni me i dhanë legalitet atij procesi,” - ka shtuar tutje Selmanaj.

Për ta kuptuar më mirë se pse z. Selmanaj është kaq i shqetësuar, ju ftojmë të lexoni linkun më poshtë:

Lajme të ngjashme