Selmanaj: Marrëveshja e Washingtonit është marrëveshje historike për Kosovën
Kandidati për deputet nga LDK-ja, Driton Selmanaj ka reaguar pasi kryeministri, Albin Kurti lavdëroi Marrëveshjen e Uashingtonit.
Selmanaj ka thënë se marrëveshja ka qenë historike për Kosovë, ndërsa mashtruesit dhe dëmtuesit duhet të marrin fund më 9 shkurt.
“E kemi thënë gjithmonë, Marrëveshja e Washingtonit është Marrëveshje historike për Kosovën. Mashtruesit, dëmtuesit e Republikës, do marrin fund me 9 shkurt 2025!” – ka shkruar ai.