Selmanaj kërkon përjashtimin e disa deputetëve të VV-së: Ka fyerje personale - NACIONALE

Selmanaj kërkon përjashtimin e disa deputetëve të VV-së: Ka fyerje personale

4 javë më parë

nga NACIONALE

Driton Selmanaj, deptuet i LDK-së, ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës, në të cilën seancë po diskutohet për kontratat e shumta njëburimore të Qeverisë Kurti.

Në fjalën e tij, Selmanaj ka qenë i shkurtër, duke paraqitur një sugjerim për Glauk Konjufcën, kryetar i Kuvendit.

Selmanaj është ankuar për kakofoni në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar që ata që shkaktojnë këto probleme “të largohen nga seanca”.

“Më tepër për mbarëvajtjen e seancës, të lutem, meqenëse ju takon juve, njerëzit jashtë nuk mujnë me dëgju, por këtu brenda është një kakofoni e tmerrshme dhe fyerje personale. Prandaj që unë mendoj, po ju sugjeroj që të respektoni rregulloren dhe njerëzit që shkaktojnë këto probleme të mbarëvajtjes, të largohen nga seanca.” – tha ai.

Lajme të ngjashme