Selmanaj i LDK-së: Korisha po mobilizohet fuqishëm për ndryshimin e madh - NACIONALE

Selmanaj i LDK-së: Korisha po mobilizohet fuqishëm për ndryshimin e madh

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i LDK-së për deputet, Driton Selmanaj, ka bërë me dije se elektorati i kësaj partie po mobilizohet për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Gjatë një tubimi elektoral në Korishë, ai ka treguar për përgatitjet e këtij fshati për zgjedhjet nacionale.

Në profilin e tij në “Facebook”, se në këtë fasht sot do të jetë i pranishëm kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

“Korisha po mobilizohet fuqishëm për ndryshimin e madh. Mbrëmë në mesin e veprimtarëve dhe aktivistëve të LDK-së në Korishë, i hapëm bashkarisht zyret tona në këtë nëndegë të strukturuar dhe të gatshëm për ndryshim. Korisha, është gati edhe për tubimin e nesërm, i cili do të mbahet në praninë e kandidatit tonë për kryeministër, z. Abdixhikun dhe kandidatët tanë për deputet nga Prizreni”, ka shkruar Selmanaj.

Lajme të ngjashme