Selmanaj i ashpër: RTK-ja dhe sulmi ndaj mediave profesioniste, tregon logjikën kapëse të sektit VV - NACIONALE

Selmanaj i ashpër: RTK-ja dhe sulmi ndaj mediave profesioniste, tregon logjikën kapëse të sektit VV

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në RTK, lidhur me lajmin e rrejshëm kundër Nacionales.

Selmanaj ka shkruar në rrjete sociale se në vend që të largohen militantët e VV-së si Dejona Mihali, Krasta e Rilind Gërvalla, po largohen profesionistët.

Ai ka thënë se sulmi ndaj mediave profesioniste, tregon logjikën kapëse të sektit VV.

Postimi:

Dikur, kur ndodhte ndonjë skandal, së paku dikush suspendohej ose merreshin masa tjera ndaj atyre keqbërësve.

Sot, e keqja ka triumfuar mbi të mirën. Shërbimi ndaj Kurtit si lider i sektit ka arritur kulmin. Po shkelen të gjitha ligjet, parimet dhe standardet etike, duke mos ndërmarrë asnjë masë ndëshkuese ndaj anëtarëve të sektit te tyre.

Në vend që të largohen militantët e VV-së (Dejona, Krasta, Rilind Gervalla &co) që janë porositësit e fake news, në pamundësi për të ndryshuar diçka për mirë, po largohen profesionistët.

RTK dhe sulmi ndaj medieve e gazetarëve profesionistë, është vetëm njëri nga segmentet ku shpërfaqet logjika kapëse e sektit LVV!

Lajme të ngjashme