Selimi: Sulmi i deputetëve të kultit të VV-së ndaj ShBA-së i qëllimshëm, veç lideri i dashur mund të jap urdhëra
Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka thënë se sulmet e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj qeverisë amerikane – pas qëndrimeve në lidhje me zhvillimet në veri – janë të qëllimshme.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Selimi ka thënë se kush e njeh VV-në, e di se këto urdhëra mund të vijnë vetëm nga kryeministri Albin Kurti.
Kjo sipas Selimi, është shkatërruese.
“Sulmi i drejtpërdrejtë i deputetëve të kastës në pushtet (ose kultit) në Kosovë ndaj ambasadorit të ShBA-së dhe qeverisë amerikane nuk është i rastësishtëm, e as i pakoordinuar. Kush e njeh VV-në, e di se vetëm lideri i dashur mund të jap urdhëra dhe të lejojë deputetët e tij të sulmojnë ShBA-në. Është veprim i qellimshëm, por diplomatikisht shkatërruar.” – ka shkruar ai.
MPs of the ruling caste (or cult) in Kosovo attacking directly US Ambassador and US government is not accidental, nor uncoordinated. Whoever knows VV, knows that only dear leader can give orders & allow his MPs to attack US. It’s deliberate, but diplomatically destructive move.
— Petrit Selimi (@Petrit) August 9, 2024
Vlen të theksohet se së fundi, në deputet i VV-së ka thënë se ambasadori amerikan, Jeff Hovenier “nuk merr vesh në ura” dhe se ai “duhet të qëndrojë në ambasadë”.