Selimi: Si duket ministrat e Jashtëm të Gjermanisë e Spanjës u grindën për Kosovën këtë javë - NACIONALE

Selimi: Si duket ministrat e Jashtëm të Gjermanisë e Spanjës u grindën për Kosovën këtë javë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka shpërndarë raportimin e “REL” ku mes tjerash, citoheshin burime që kanë thënë se Spanja dhe Gjermania janë grindur sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës këtë javë.

Ai ka shpërndarë postimin në rrjetin social “X”, ku thuhet:

“Me sa duket ministrat e jashtëm gjerman dhe spanjoll u grindën për Kosovën këtë javë. RFE: "Kishte një grindje të hapur midis Gjermanisë dhe Spanjës. Ndërsa Gjermania ishte shumë bindëse për njohjen e Kosovës, Spanja ishte në mbrojtje, duke argumentuar se Kosova nuk ishte në agjendë”.

Ndryshe, REL shkroi të martën mbi këtë çështje, derisa raportonte se Spanja pavarësisht që ka njohur Palestinën, nuk do të ndryshojë qëndrim për Kosovën.

Kjo është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme përmes një përgjigje për mediumin:

“Situata në Palestinë është ndryshe. Njohja e shtetit të Palestinës nuk prek në integritetin territorial të Izraelit, pasi ai territor nuk ka qenë asnjëherë ligjërisht pjesë e shtetit të Izraelit.” – kanë thënë nga MPJ spanjolle.



Lajme të ngjashme