Selimi shpërndan një foto të vjetër kur militantët serbë vendosën barrikada në Kroaci: Luftrat filluan pak më vonë
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka shpërndarë një fotografi nga barrikadat në Kroaci, gjatë vitit 1990, dhe një tjetër aktuale, nga veriu i Kosovës.
Selimi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thnë se në vitin 1990, milistantët serbë vendosën barrikada në të gjithë Kroacinë, për të bllokuar rrugët dhe policinë.
“Luftërat në ish-Jugosllavi filluan menjëherë pas kësaj.” – ka shkruar ai.
Në fund, për foton e shpërndarë nga veriu i Kosovës, Selimi ka thënë se “është tragjike sa pak ka mësuar Beogradi për 30 vjet”.
Postimi i plotë:
Fotoja e vjetër është e vitit 1990 kur militantët serbë vendosën barrikada në të gjithë Kroacinë për të bllokuar rrugët dhe policinë. Luftërat në ish-Jugosllavi filluan menjëherë pas kësaj. Fotografia e dytë është e kësaj jave, militantët serbë që bllokojnë rrugët në Kosovë. Është tragjike sa pak ka mësuar Beogradi në 30 vjet.
The old photo is from 1990 when Serb militants put barricades across Croatia to block roads and police. Wars in former Yugoslavia started soon after. Second photo is from this week, Serb militants blocking roads in Kosovo. It's tragic how little has Belgrade learned in 30 years. pic.twitter.com/fkK6JPOQcF
— Petrit Selimi (@Petrit) December 27, 2022