Selimi i reagon RTK-së: E paguar nga taksat tona, po turpëron mediat vetëm pse kritikojnë VV-në me të drejtë
Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka reaguar pas raportimit të Radiotelevizionit të Kosovës ku sulmoheshin gazeta Nacionale dhe Periskopi, duke cituar një portal jokredibil nga Bosnja.
Selimi përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ka thënë se kjo ka ndodhur vetëm për shkak të kritikave të mediave ndaj partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
“Transmetuesi publik i Kosovës (keq)përdor një artikull nga Slobodna Bosna, për të emëruar dhe turpëruar mediat e pavarura kosovare, duke i paraqitur si “të blear nga Vuçiq” vetëm se shkruajnë kritika (dhe me të drejtë) ndaj partisë në pushtet. Makineria e konspiracioneve dhe propagandës, e paguar nga taksat tona.” – ka thënë ai.
Kosovo public broadcaster (mis)uses an article from @SlobodnaBosna, to name & shame independent Kosovan media, as “being bought by Vucic”, only because they write critically (and rightfully so) against the ruling party. Cabal of conspiracies and propaganda, paid by our own taxes.
— Petrit Selimi (@Petrit) July 23, 2024
Ndryshe, pas publikimit të këtij lajmi nga RTK, ka pasur shumë reagime të ashpra.