Selimi flet për kritikën e Gërvallës ndaj Lajçakut: Edhe një kthesë në deklaratat e Qeverisë - NACIONALE

Selimi flet për kritikën e Gërvallës ndaj Lajçakut: Edhe një kthesë në deklaratat e Qeverisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Petrit Selimi, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme, ka komentuar kritikat e Donika Gërvallës, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ndaj Miroslav Lajçakut, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Duke e shpërndarë shkrimin e Nacionale, Selimi e ka quajtur një kthesë tjetër në deklaratat e Gërvallës.

“Një tjetër kthesë në deklaratat e qeverisë sonë. Qeveria e Kosovës tani e quan Lajçakun një njeri "pa strategji apo vizion", punën e tij "një dështim" dhe se statuti i ASMM ka nevojë për "përmirësim të konsiderueshëm". Ministrja e Jashtme e Kosovës mendon se BE-ja "ka vlerësim të gabuar për Kosovën"” – shkroi ai në “X”.

Lajme të ngjashme