‘Selam Rahovecit’: Hasani shpjegon pse Marrëveshja me Serbinë është e obligueshme edhe pa nënshkrim
Marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit njihet si ‘novacion’ ose përtërirje e një detyrimi. Kështu thotë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani në intervistën e fundit për Politiko të kanal10.
Në këtë intervistë, ai ka thënë se ‘e ka ditur që Kosova po luan lojë naive në raport me ndërkombëtarët, edhe para fillimit të luftës në Ukrainë’.
“Unë i pari këto tre muaj pa u dhezë lufta në Ukrainë, e keni të botume në atë libër, saktë e kam ditë që po zhvendoset në mënyrë tektonike gjeopolitika në raport me Kosovën.
Këtu është mendu në mënyrë naive, që ata luftojnë, na rrimë këtu ngat zjermi edhe krejt meritat na shkojnë sepse na veç jetojmë se Serbia është e Millosheviqit me Rusinë.
Këto asnjë nuk funksionojnë.
Në gjeopolitikë nuk mundesh me shku me tregu a po e lufton korrupsionin, a ka deshtë ai me kry gjencid, këto janë tema që mundesh me marrë naj votë, por nuk cojnë peshë në gjeopolitikë sepse dipotria me të cilën ti e sheh Serbinë në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare, është tërësisht ndryshe me dioptrinë e bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Hasani, shkruan Nacionale.
Ai i quan ‘përralla’ të gjitha deklaratat rreth nënshkrimit të Marrëveshjes dhe elaboron si më poshtë:
“Të gjitha këto për nënshkrim, janë përralla, që nuk kanë kurrfarë efekti në marrëdhënie ndërkombëtare. Këta thonë edhe marrëzira, që nuk ka marrëveshje sepse Serbia nuk na njeh si shtet.
Është shpjeguar para Luftës së Dytë Botërore, quhen ‘marrëveshje jotraktate’, norma që detyrohesh edhe hic pa qenë të shkrume. Akti Final i Helsinikit, për shembull ka qenë sikur kur themi ‘selam Rahovecit’ por sot është ligji më i fortë ndërkombëtar.
Nuk ka lidhje a është zotim me gojë, a me nënshkrim, nëse ti bën një zotim.
Rasti më i fundit në arbitrazh nuk e ka një vit Arabia Saudite, ka humbë miliona, ka thanë ai përfaqësuesi jo sepse në Ëhatsapp e kam çu pëlqimin për me hy në arbitrazh. I kanë thënë se nuk ka lidhje me çka e ke çu, ti e ke çu pëlqimin edhe u kry.
Kosova duhet me u nis me analogjinë e arbitrazhit që po e humbim jashtë. Asnjë rezervë, asnjë dicka në Ohër nuk është bë, sepse kur del Borrell palët janë pajtu dhe kjo do të jetë pjesë e rrugës së tyre euro atlantike, tani është BE është që cakton cka domethënë marrëveshja e vitit 2013-2015, e me rezistu, ti edhe mundesh me rezistu po ato kanë çmim.
Draft-statuti i BE-së, nuk është lojë. Ti vetë iu ke thanë ndër sy Makronit e të tjerëve, urdhëroni e bëjeni, edhe ata e kanë bë.
Po ta këqyrësh në aspektin strikt formal, pajtohem që ti nuk mundesh me ta bë BE-ja, por ti e ke autorizu”, thotë ai.
Hasani: Brukseli dhe Ohri, diçka radikale
Për z.Hasani, marrëveshjet 2013-2015, nuk janë të njëjta me Brukselin dhe Ohrin (marrëveshjet Kurti – Vuçiq) dhe shpjegon se si dallojnë këto.
“Dimensioni i Marrëveshjes së Brukselit ose Ohrit, quhet novacion ose përtrirja e një detyrimi të vjetër që pastaj konsiderohet një veprim i ri.
Brukslei dhe Ohri janë dicka radikale që ka ndodhë në dialog, në raport me të kalumen, prandaj e shihni që ndërkombëtarët e përmendin vazhdimisht.
Nuk ka pikë reference me marrëveshjen 2013, 2015 sepse këtu referohet në marrëveshjen franko-gjermane dhe i referohet autonomisë.
Cilat janë degradimet më të mëdha dhe pasojat që nuk mund t’i shlyjemë.
Serbisë i është dhënë e drejta për të paragjykuar statusin e Kosovës, kur marrim parasysh kur thotë marrëveshja pa pargjykim ajo nënkupton atë.
Nuk ka njohje de fakto as de jure.
Dallimi i njohjes de fakto është me të kallxu atë njeh ty a nuk të njeh. Nuk ka lidhje a t’i njeh simbolet, pasaportat vulat”, tha ai.