Seksioni i Shkencave Shoqërore të AShAK-ut e akuzon Mehmet Krajën për sjellje arbitrare
Seksioni i Shkencave Shoqërore të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës është distancuar nga analiza e fundit, e cila është publikuar nga kryetari i ASHAK-ut, Mehmet Kraja.
Përmes një komunikate për medie, ky seksion ka bërë me dije se ai dokument nuk është shkencor.
Në komunikatë është thënë se Krajës i është tërhequr vërejtja për sjellje imponuese e arbitrare.
"Seksioni i Shkencave Shoqërore ka kohë që ia ka tërhequr vërejtjen Kryetarit të ASHAK-ut z. Mehmet Kraja për sjelljet imponuese e arbitrare, e që po e lëndojnë rëndë dinjitetin e institucionit në krye të të cilit është. Me qasjen e tij jo-akademike dhe veçanërisht me publikimin e këtij dokumenti joshkencor, të hartuar nga vet ai, si drejtues i një institucioni prestigjioz shkencor, artistik dhe kulturor, sjellë përçarje me pasoja të rënda për vet Akademinë.", është thënë në komunikatë.