Sekretari i Spanjës për BE-në thotë se nuk e përkrah aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE - NACIONALE

Sekretari i Spanjës për BE-në thotë se nuk e përkrah aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Spanjës për BE-në, Pascual Navarro, ka njoftuar se Spanja nuk do ta përkrahë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Siç raporton Koha, sekretari Navarro e ka quajtur Kosovën si “ish-krahinë serbe”.

Ai ka thënë se Spanja, njëra nga shtetet që se njëh Kosovën, ka “qasje konstruktive sa i përket Ballkanit Perëndimor dhe se e përkrah dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e BE-së”.

Navarro ka deklaruar se e ka përkrahur liberalizimin e vizave për Kosovën.

Edhe pse Kosova nuk është shtet, është territor me të cilin BE-ja e ka një raport” ka thënë ai.

Ndryshe, Kosova e ka dorëzuar aplikimin për status të shtetit kandidat në BE me datë 15 dhjetor.

Lajme të ngjashme