Sekretari i NATO-s: Tash e kemi një mundësi historike në dialogun Kosovë-Serbi
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të tregojnë interes për kompromis dhe se vlerësojnë diskutimet e fundit mes vendeve.
Këto komente Stoltenberg i bëri gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Ka një prani të konsiderueshme të NATO në Kosovë dhe kjo ka rezultuar e rëndësishme. Ne vlerësojmë edhe diskutimet kohët e fundit në BE. NATO do të vazhdojë të lehtësojë dialogun. Tani kemi mundësi historike që mund të jetë me rëndësi për rajonin dhe është e rëndësishme që palët të tregojnë interes për kompromis.” – ka thënë shefi i NATO-s.
Në anën tjetër, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka NATO duhet të konsiderojë anëtarsimin e Kosovës në në Aleancën Euro-Atlantike.
“Plani europian për normalizimin e marrëdhënieve është një hap pozitiv që do duhet të qendërzohet në njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve. Vlerësoj maksimalisht angazhimin dhe përkushtimin e NATO-s në rajon dhe misionin KFOR, si një histori suksesi. KFOR, është garantues i paqes dhe i sigurisë në Kosovë dhe rajon. Ne jemi duke kaluar kohë të sfidave të mëdha, të cilat kërkojnë vendime të guximshme dhe të drejta. Në këtë kontekst është në bindjen time se është më se e justifikueshme për ta konsideruar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Aleancën Euro-Atlantike.” – ka thënë ai ndër të tjera.
